Meri Murrizi, një nga tre konkurrentet e mbetura të spektaklit Love Story, ka rrëfyer pak më shumë rreth jetës së saj private.

Ajo ka folur për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, për babanë që u nda nga jeta disa muaj më parë, teksa ka theksuar se Saimri ka disa të përbashkëta me të.

Meri rrëfen për të përbashkëtat që ka Saimiri me babanë e saj

Çfarë të ka ndihmuar që të ecësh dhe të vazhdosh përpara pas fatkeqësisë që pate në familje?

Mua më ka dhënë babi një forcë tepër të madhe që as vetë nuk e imagjinoja asnjëherë që do ndodhte ashtu. Jam në atë botën time që unë gjej veten. Bota ime është arti dhe është gjëja që dëshiroj më shumë. Kam njohur njerëz të rinj, kam gjetur edhe Saimirin aty dhe e kam pasur mbështetjen e tij që prej ditës së parë që kam ardhur.

Sheh ti ndonjë ngjashmëri të Saimirit me babanë tënd?

Të them të drejtën e kam diskutuar këtë gjë me mamin dhe ka nja dy tre gjëra që Saimiri i ka të përbashkëta me babin. Kjo fjala nuse tipike për shtëpi nuk është se më pëlqen shumë. Unë jam vajzë për shtëpi por jo nusja tipike shqiptare. Dua të kujdesem për familjen time, të bëj ato punët e shtëpisë por edhe të punoj për veten sepse nuk më pëlqen të bëhem e varur nga persona të tjerë.

“Më shikonte gjithë kohës”, Meri tregon çfarë i ka ndodhur me mamanë në kafe

Po për familjen e Saimirit keni diskutuar ndonjëherë?

Të them të drejtën jo sepse nuk është përfshirë shumë familja e Saimirit, nuk janë hapur tema dhe nuk i njohin. Ka qenë vetëm një video prezantimi dhe kaq.

Të ndalojnë njerëzit në rrugë?

Po më ndalojnë, më njohin. Edhe me maskë po të jem më njohin. Një ditë isha në kafe me mamin dhe po më vëzhgonte një grua. Priti deri në momentin që unë do çohesha nga tavolina dhe më tha “më fal, Meri i Saimrit je ti?” Pastaj po më bënte komplimente.

Meri flet për marrëdhënien me Saimirin: Kemi kaluar momente të bukura por…

Si ka qenë rrugëtimi yt në Love Story?

Ka qenë një rrugëtim shumë domethënës për mua. Kam takuar njerëz të cilët kanë shumë vlera. Shoqëria që kam krijuar me vajzat, njohja me Saimirin. Kam pasur marrëdhënie të mira me të gjitha vajzat por veçanërisht me Redonën kam krijuar një shoqëri shumë të afërt, të pastër.

Janë javët e fundit dhe unë shikoj vetëm drejtimin tim dhe Saimirin. Jemi afruar pak më shumë se kemi pasur edhe takime më shumë dhe kemi arritur të njohim pak më shumë njëri-tjetrin.

Ke shpresa që të jesh zgjedhja e Saimirit?

Deri diku po, por çfarëdo që të ndodhë në fund unë nuk është se e prish zemrën. Nëse ai zgjedh një vajzë tjetër unë nuk do mërzitem. Kemi kaluar momente të bukura por nuk i dihet në fund./tvklan.al