Supersfida e javës së 20-të në Premier League, mes Liverpool dhe Manchester United, nuk prodhoi fitues. Dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2, me të katër golat që u shënuan në pjesën e dytë të takimit.
Lisandro Martinez kaloi “djajtë” në avantazh në minutën e 52-të, por vetëm 7 minuta me vonë, Gakpo barazoi shifrat.
Salah përmbysi rezultatin në minutën e 70-të me penallti, ndërsa baraspeshën e riktheu Diallo në minutën e 80-të.
Pas këtij goli, të dyja skuadrat kishin raste të pastra për shënim, por nuk ia dolën. Maguire humbi një mundësi flagrante në minutën e 97-të, teksa e dërgoi topin mbi portë, pas një penalltie në lëvizje.
Me këtë barazim, Liverpool mbetet në krye me 46 pikë, ndërsa Manchester United mban vendin e 13-të me 23 pikë. /tvklan.al