Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe shumë vende në Evropë presin një fluks të lartë vizitorësh ç’ka e bën shpeshherë përvojën e pushimeve të disa turistëve të pakëndshme.
Megjithatë revista italiane të udhëtimeve “Lonely Planet Italia” për fat të mirë u vjen në ndihmë lexuesve pasi ka renditur gjashtë vendet më magjepsëse për të udhëtuar në verën e vitit 2024 mes të cilave përfshihet edhe bregdeti i Shqipërisë ku turistët mund të qëndrojnë larg turmave të mëdha.
Edhe pse nuk është më një perlë e fshehur siç ishte 20 vjet më parë, kur plazhet ishin gjysmë të zbrazëta dhe çmimet vërtet të ulëta, bregdeti mahnitës i Shqipërisë së Jugut mbetet një kënaqësi për turistët që janë në kërkim të diellit, rërës dhe ushqimeve të freskëta të detit.
Kjo media ka përzgjedhur qytetin e Sarandës si pikën më të mirë turistike që duhet vizituar e cila ka baret dhe restorante nga më të mira në vend.
Plazhet me rërë në vende si Palasa, Borshi, Buneci dhe në ishujt jashtë Ksamilit rekomandohen gjithashtu të vizitohen.
Për një pasdite ndryshe, turistët mund të vizitojnë sitin arkeologjik të Butrintit, ku vizitorët do të kenë mundësinë të eksplorojnë rrënojat greke, romake dhe bizantine të cilat datojnë 2500 vjet më parë.
Klan News