Julen Lopetegui u konfirmua si trajneri i ri i West Ham. Spanjolli nënshkroi një kontratë dy vjeçare me “çekiçët”, me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër vit.
Ai do të pasojë teknikun Dejvid Mojes, i cili u largua nga klubi sezonin e kaluar.
Pavarësisht interesimit nga Bajern Mynihu, spanjolli nuk u ndikua dhe vendosi të firmoste për West Hemin, duke u rikthyer në Premier Ligë. Ai më parë ka drejtuar ekipin e Uolves në Angli.
Julen Lopetegui, trajner i West Ham: Ambicia ime si trajner është që gjithnjë të përmirësohem, të arrij objektiva më të mëdhenj dhe të inkurajoj dhe të përmirësoj lojtarët, ekipin dhe të konkuroj sepse futbolli ka të bëjë me këtë, konkurencën. Jam aty ku dua të jem! Kur mbyllëm marrëveshjen, për ne ishte diçka fantastike sepse përkushtimi ynë është 100%.
Ndërsa ish-teknikut të Spanjës iu dha garanci se klubi do të ketë një buxhet të konsiderueshëm për transferimet e verës, titulli i tij si “trajner kryesor”, në vend të menaxherit, do të thotë se ai do të ketë më pak ndikim në merkato.
Drejtori sportiv Tim Steidten do të ketë peshën kryesore për transferimet, ndërsa sipas mediave britanike e ka fituar luftën për pushtet në Londrën lindore.
Roli i tij në rritje në merkato ishte arsyeja që bëri që edhe Mojes të largohej.
Klan News