Lorenc Hasrama është një nga zërat më të fuqishëm mashkullorë në industrinë muzikore shqiptare. Ndër vite ai ka korrur suksese te cilat lidhen gjithashtu me skenën e “Kënga Magjike”. Ai rikthehet për herë të katërt në festival me një baladë R&B, e cila flet për një dashuri të humbur. Ndonëse kënga e tij është një baladë ndarjeje, vetë këngëtari ka pohuar se është në një marrëdhënie të lumtur dashurie.

Pyetjet në pentagramin e tij kishin të bënin me situata të ndryshme, të cilat u lidhen jo vetem me përjetimin e tij, por edhe me mënyrën se si ai i mendon situatat. Pyetja e parë ishte ajo që vendosi në siklet Lorenc Hasramën. Ardit Gjebrea drejtoi pyetjen e papritur: Nëse do të ishe peshqir, do të mbështilleshe pas një vajze që nuk është partnerja jote vetëm nëse?”

Me humor Lorenc Hasrama u përgjigj: Vetem nëse me jep leje partnerja.

Ndër vite ai është njohur për natyrën çapkëne, por me ç’duket zemra e tij e ka gjetur stacionin e lumturisë. Para disa kohësh Hasrama tronditi showbizin, ku u ngritën pikepyetjet për një lidhje të mundshme mes tij dhe bukuroshes Kejsi Medini, por vetë Lorenci e rrëzoi këtë hipotezë duke na prezantuar të dashurën e tij, me të cilën ndan ditët, i dashuruar./tvklan.al