Pas rikrijimit të çifteve, ata kanë dalë në ambientet e preferuara të vilës dhe shijojnë momente romantike me njëri-tjetrin.
Amadea dhe Aleksandros janë ulur tek rrethi i zjarrit dhe po diskutojnë për momentin kur Amadea tha emrin e Aleksandros si partnerin e saj.
Por ajo nuk e lë Aleksandron pa e ngacmuar dhe e pyet: Të erdhi e papritur që të zgjodha ty, kë mendoje që do zgjidhja?
Aleksandros: Mendova që do zgjidhje Sergein, u gëzova kur the emrin tim.
Amadea: Po më rrihte zemra shumë.
Aleksandros: Mua prandaj më pëlqen se ka adrenalinë, prandaj erdha për herë të dytë në Love Island.
Për të parë bisedën e plotë të çiftit ndiqni episodin ditor në orën 18:20, në Tv Klan.