Denisi dhe Xhesika kanë dalë nga vila luksoze e “Love Island Albania” një javë para finales së madhe.
Megjithatë sot në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan ata duken mëse të lumtur bashkë, duke u shprehur se kjo eksperiencë u shërbeu për të kuptuar se sa shumë e duan njëri-tjetrin.
-Shumë të dashuruar me njëri-tjetrin!
Denis dhe Xhesika: Shumë!
-Gjë që duket në fakt në sytë tuaj, prandaj mua më vjen keq që ju dolët, do kisha dashur që ju të shkonit në finale me thënë të drejtën.
Xhesika: Faleminderit shumë! Finalen tonë e kemi fituar për Zotin. Kur kemi dalë, komentet e njerëzve që na thonin “sa të bukur që jeni, sa të dashuruar”. Domethënë mbështetja që ti ke nga jashtë edhe e vërteton atë që ti ke përjetuar, thua “wow, e kanë kuptuar sa e fortë ishte ajo ndjenja aty brenda.” Nuk e keni idenë se sa të amplifikuara janë emocionet brenda asaj vile.
Denisi: Edhe ne do donim shumë të ishim te finalja, jo se është një finale, por se është një finale dashurie dhe duke ditur sa realë ne të dy jemi, do donim shumë të përcillnim momente siç i kemi përjcell për publikun. Se si është të ndihesh i dashuruar, se si ti humbet në sytë e një personi. Ne kishim një kërcim me maska diku para 10 ditësh dhe po kërcenim një kërcim romantik. Unë po shikoja këtë, nja çerek ore e humba fare, nuk e kisha idenë…Isha sinkronizuar me trupin e saj dhe thashë “ua ku jam tani?!”.
Xhesika: Ndërkohë unë që po i thoja “Denis, po më shkel këmbët!”
Denis: S’mund ta shikoja atë pjesë, kisha humbur në sytë e Xhesikës./tvklan.al