Lajme Arkiva 2003
Policia shqiptare konsiderohet se e ka kaluar fazën fillestare të transformimit dhe emergjencës. Në funksion të këtij fakti dhe projektet e misioneve dhe organizmave të huaja në vendin tonë tashmë janë bërë më ambiciozë kështu misioni MAPE që ka funksionuar në kohët e vështira të ’97-ës dhe deri në fund të vitit që shkoi, tashmë zëvendësohet me një tjetër mision. Atë të asistencës, policore të komunitetit evropian në Shqipëri.
Sipas Hoze Garrito shef i Pameca-s bashkëpunimi me drejtësinë dhe policinë shqiptare tashmë do të ketë si qëllim goditje të krimit të organizuar, menaxhim të rendit dhe të sigurisë, si edhe rritje të aftësisë hetuese.
Ministri Rama ka konfirmuar në prani të misioneve partnere dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik se është plotësisht i angazhuar në goditjen e partnerëve të implikuar me krimin. Qofshin këta edhe të mbështetur nga politika, si dhe publikohet në raportet e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Luan Rama: Jam i vendosur dhe e gjithë Policia e Rendit Publik dhe e shtetit është e vendosur ti shkojë deri në fund luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Pa patur merak se cilët emra atakon kjo luftë, ashtu sikundër jam i vendosur të mos lejojë asnjë presion të politikës mbi policinë në përmbushje të detyrës së saj. Duke folur për implikime apo lidhje të krimit me politikën nuk kam bërë gjë tjetër por kam artikuluar me përgjegjësi qytetare dhe politike shqetësimin që paraqet edhe raporti i Komisionit Evropian./tvklan.al