Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ministri i Rendit njofton një javë përpara fillimit operacionin “Mirazh 2003”. Ky operacion që ka për qëllim goditjen e rrjetit të trafikut me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit, do të realizohet në muajin Shtator, nën drejtimin e qendrës së SEC-it në Rumani.

Sot është mbajtur në qendrën antitrafik në Vlorë një tryezë, ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të misioneve policore të atashuara në Shqipëri dhe është paraqitur plani i operacionit. Ndërsa pas takimit, ministri ka shprehur për kamerat, se me gjithë vrasjet e fundit policia shqiptare rreshton më shumë suksese, duke përjashtuar mundësinë e një dorëheqje dhe duke përsëritur edhe një herë se i shumëkërkuari Agim Pepa, do të kapet së shpejti.

Gazetarja:- Zoti Rama pas analizës tuaj, kush rezulton që duhet të dorëhiqet, ose të hiqet nga struktura përkatëse?

Luan Rama:- “Jemi në këtë proces dhe ju keni qenë prezent në operacionet, që kemi filluar tashmë dhe do të vazhdojmë me shumë vendosmëri, të largojmë nga detyra cilindo që nuk e meriton, apo cilindo që abuzon dhe shpërdoron besimin që lidhet me detyrën e punonjësit të policisë së shtetit dhe ju sigurojë që kjo nuk është një fushatë, po ky është reflektim i përgjegjshëm është pjesë e angazhimit tonë, është mënyrë sjellje e përgjegjshme e çdo drejtuesi të policisë dhe ministrisë përball detyrës. Koncepti i dhënies së dorëheqjes është një koncept shumë demokratik dhe madje modern, ku secili gjen rastin më të vogël të komprometimit për shkak të veprimit ose mos veprimit, që sjell për pasojë një ngjarje të rëndë, apo një dështim në rezultat. Në të gjithë vlerësimin, që në mënyrë të përgjegjshme po i bëjmë punës së policisë dhe në këtë kuadër gjithë ministrisë dhe punës time si ministër, të jenit sigurt, që pa pritur asnjë lloj sugjerimi të cilat kohët e fundit kanë qenë me dashamirësi dhe me shumë bujari, do të dijë të reflektojë përballë qytetarëve me shumë qytetari”.

Gazetarja:- Konkretisht, Agim Pepa nuk po kapet për shkak të paaftësisë, pra të policisë apo ka përsëri implikime dhe struktura që veprojnë në favor të tij?

Luan Rama:- “Ju sigurojë që Agim Pepa do të kapet shumë shpejt”./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj