Luiza Gega do të jetë flamurmbajtësja e Ekipit Olimpik shqiptar në Olimpiadën e Parisit. Atletja rekordmene ishte ndër të parat që u kualifikua në turneun që mbahet nga 26 Korriku deri më 11 Gusht.
Ishte ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i dorëzoi asaj flamurin shqiptar, teksa shtoi se ka besim për një përfaqësim dinjitoz në Paris.
Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike, me katër prej sportistëve që kanë kapur normën e kualifikimit.
Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000m me pengesa, mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74kg), ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa.
Ato janë Franko Burraj në atletikë 100m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25m pistolet dhe 10m Air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100m stil i lirë.
Klan News