Miratimi ne unanimitet i rezolutës se Kosovës nga 57 vendet anëtare te Organizatës se Konferencës Islamike ne sesionin e 36 te Këshillit te Ministrave te Punëve te Jashtme ne Damask te Sirisë është cilësuar një sukses i përmasave te mëdha nga shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, gjatë një konference te posaçme për shtyp.

Kjo rezolute u bën thirrje  vendeve te Konferencës Islamike te mbështesin pavarësinë e shtetit me te ri ne Evrope dhe zhvillimin e tij. Dhe sipas kryediplomatit shqiptar kjo dëshmon për nisjen e një kapitulli te ri me vendet anëtare te kësaj konference.

Lulzim Basha: “Miratimi i kësaj rezolute votuar nga të gjitha vendet e organizatës, edhe nga ata që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës dëshmon se është hapur një kapitull i ri në marrëdhëniet e Organizatës së Konferencës Islamike me Kosovën. Votimi unanim i kësaj rezolute është një provë tjetër shumë domethënëse se Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm dhe njohja ndërkombëtare e saj një proces i pandërprerë”.

Sipas Ministrit te Jashtëm, Basha, miratimi i kësaj rezolute është një parakusht për ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovë dhe se pas njohjes nga Arabia Saudite te tjera vende pritet t’i bashkëngjiten këtij procesi.

Ne këtë konference shefi i diplomacisë u ndal dhe tek raporti i grupit te eksperteve te KE-së ne lidhje me progresin qe ka bere Shqipëria ne përmbushjen e kushteve te vendosura për heqjen e regjimit te vizave me vendet e bllokut 27 anëtaresh.

Lulzim Basha: “Kryefjala e vlerësimit për secilin bllok është progres. Blloku i parë që lidhet me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike cilëson se Shqipëria ka shënuar progres në lidhje me procesin tërësor të ngritjes së infrastrukturës dhe aplikimit, prodhimit dhe shpërndarjes se dokumenteve, të cilat janë të sigurisë së lartë dhe në përputhje me standardet evropiane. Për menaxhimin e kufirit, azilit dhe emigracionit, për rendin ligjor dhe sigurinë, për uljen e korrupsionit, për çështjen e të drejtave themelore dhe marrëdhënieve me jashtë. Ky është pra raporti i progresit të pamohueshëm dhe të pandalshëm të Shqipërisë drejt arritjes së objektivit madhor të qeverisë së kryeministrit Berisha shqiptarët pa viza në Evropë brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë qeverisës”.

Duke u ndalur tek deklaratat e opozitës sipas së cilës ky raport e ngel në klasë Shqipërinë Basha komentoi:

Lulzim Basha: “Zoti Rama sot rreket më kot të mbulojë diellin me shoshë. Raporti konstaton qartësisht atë që iu kemi thënë shqiptarëve dhe atë që iu kanë thënë shqiptarëve të gjithë ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe miqtë e Shqipërisë. Shqipëria është në rrugë të mbarë në procesin e liberalizimit të vizave”./tvklan.al