Projekti për shtimin e sipërfaqeve të mbjelle me ullinj, i ideuar nga kryeministri Sali Berisha si një shtysë për fermerët ka gjetur mbështetje të konsiderueshme në rrethin e Lushnjës.
Nga statistikat e drejtorisë së bujqësisë, kjo zonë radhitet e para në shkallë vendi për sipërfaqet më të mëdha të mbjelljes së fidanëve të rinj të ullirit.
Isuf Çela: “Rrethi i Lushnjës, është rrethi më prioritar për mbjellën e kulturës së ullirit sepse ka mbi 30% të sipërfaqes zonë kodrinore të shfrytëzuara dhe toka shumë të përshtatshme për këtë kulturë. Deri tani, rrethi i Lushnjës ka afërsisht 3200 hektar të mbjellë të vjetër dhe të ri. Por sivjet sidomos 2 vitet e fundit janë mbjellur mbi 200 hektar ulli, sidomos në vitin 2009”.
Subvencionimi nga shteti dhe nxitja e politikave të reja ka bërë që fermerët të përqendrohen në mbjelljet e sipërfaqeve me ullinj.
“Po kmei mbjell se shohim këto që mbjellin i bëjnë hyzmetin ullirit dhe ne, ta mendojmë ta shohim dhe ne ta provojmë. Se ne kemi qenë në malësi, dhe nuk ja dimë vlerën si e ka. Kurse tani po e shohim e ja dimë vlerën, e do t’aa bëjmë hyzmetin ata rrënjë që kemi”.
“Ulliri është shumë i mirë. A mo të keshë toka me bollëk. Shumë i mirë, e shet vajin…”
Sipas projektit të nisur pritet që brenda mandatit të dytë të qeverise Berisha të mbillen rreth 20 milion rrënjë ullinj në të gjithë Shqipërinë./tvklan.al
Gazetare: Anila Sefa