Dikur hambari i Shqipërisë, tani prodhimi që del nga fushat e Myzeqesë është i mjaftueshëm vetëm për banorët e zonës. Sipërfaqet e tokave djerrë i kalojnë të 4000 Ha, fenomen që sipas fermerëve lidhet me emigracionin dhe koston e lartë të punimit të tokës.
“Ka një pjesë që edhe i kanë shit për blegtori që i kanë delet, i shesin ato janë pa punuar se tjerat nuk i lë kush pa punuar.”
“Toka djerrë ka sa të duash, por këto po ti llogarisësh punimi, frezimi, korrja ne dalim po aty, aty shkojmë me të. Domethënë nuk ia vlen fare që ti marrim dhe ne me qera.”
“Këto janë 7700 Ha tokë këtu që janë në fushën e Tërbovit në Plogë. Nga 7700 Ha këtu nuk punohet, punojnë 2-3 dynym, të tjerat janë shkretë i shesin për bar, për çoban që hanë me bagëti.”
Specialistët e bujqësisë në këtë rreth kanë klasifikuar si toka të mbjella edhe ato të dhëna me qera për kullotjen e bagëtive. Duke rritur fiktivisht sipërfaqet e tokave të punueshme.
Isuf Çela: “Ju i quani toka djerrë, por ato janë të dhëna toka me qera, për blegtorinë edhe ne i quajmë nën kulturë për arsye sepse ata marrin rentën pra japin nga 30 mijë-40 mijë dynymin dhe janë për blegtorinë dhe të tilla toka ne nuk i quajmë pa mbjellë.”
Sipas specialistëve zbatimi sa më i shpejtë i skemës së miratuar nga qeveria për subvencionimin me 30 % të kostos së fermerëve, do nxisë prodhimin dhe do ndikojë rritjen e sipërfaqeve të mbjella./tvklan.al
Gazetare: Anila Sefa