Fermerët ne të gjithë vendin do të nisin aplikimin për të përfituar nga Fondi i sivjetshëm i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Ministria e Bujqësisë ka shpërndarë në drejtoritë e rretheve, skemën e re të subvencioneve për bujqit dhe blegtoret.

Ne ndryshim nga një vit më parë, skema e re favorizon sistemet e ujitjes me pika, serat me ngrohje diellore, prodhimet bio dhe agrikulturën. Kategorizim i ri është bërë edhe për blegtorinë.

Isuf Çela: “E veçanta e këtij viti është sepse janë shtuar 5 milion lekë më shumë se sa vitin 2009 dhe ka futur si të re dmth skema e subvencionit subvencionimin e krerëve të bagëtisë me litër për krerë që ka interes te fermeri sepse merr dhe 6% në bazë të kartës së fermerit që ne i kemi dhënë, dmth hyn në punë të tërë fermerët dhe është nxitës sidomos për dorëzimin ne organet të licencuara tatimore”.

Ne fondin e sivjetshëm te Ministrisë se Bujqësisë parashikohet edhe nxitja e kreditimit. Kështu për kreditë e marra deri ne 15 milionë lekë, me qëllim përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, do te subvencionohet 70% e interesit për 3 vite radhazi.

Agroindustria dhe Eksporti do te përfitojnë 50% te fondit te principalit si garanci për kreditë deri ne 15 milionë lekë.

“Duhet të mbjell sipërfaqe rreth 8 dynym edhe unë e kam si nxitje këtë nga ana e qeverisë që dhe unë mund të përfitoj dhe të mbjell, kultivoj kulturën e ullirit.”

“Me skemat e reja të qeverisë për subvencionimin e fermerëve në prodhimet bujqësore kanë shtuar serat si fermerët kanë pasur 1 dynym, kanë bërë 2”.

Rritja e sipërfaqeve te mbjella dhe zgjerimi i aktivitetit bujqësor dhe blegtoral ka bërë që këtë vit Ministria e Bujqësisë të akordojë një fond më të lartë se një vit më parë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle