Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka takuar liderin e selisë rozë me argumentin se njerëz të blerë dhe të kapur nga korrupsioni i Ramës, po përdoren e qëllim shtimin e radhëve të koalicionit të bashkisë. Këtë deklaratë Meta e bëri gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtarë të LSI-së, ku ju referua largimit të pak ditëve më parë të Esmeralda Uruçit nga kjo parti.

Ilir Meta: “Rritja e besimit që kanë njerëzit ndaj LSI-së, i detyron sekserët e kryetarit të PS-së që këdo përfaqësues të LSI-së që u del përpara, t’i premtoj leje ndërtimi dhe para kesh në dorë pikërisht për të shtuar radhët e asaj që tashëm quhet koalicioni i bashkisë dhe i lejeve të ndërtimit”.

Më tej Meta u ndal dhe te kriza ekonomike që sipas tij ka mbërthyer dhe vendin tonë, efektet negative të së cilës theksoi ai po mundohen të fshihen nga kryeministri Berisha dhe kreu i financave Bode. Gjithashtu Meta ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen me moton “Berisha ik më 15 mars” në përvjetor të tragjedisë së Gërdecit./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro

Operator: Enver Shehu

Montazh: Vilma Halilaj