Në reagimin e tij të parë pas rrëzimit të qeverisë së Kryeministrit Mishel Barnie, Presidenti francez Emanuel Makron e konsideroi mocionin e mosbesimit të mbështetur në Dhomën e Ulët të Parlamentit nga partitë e majta dhe e djathta ekstreme, një akt të paprecedentë.

“Qeveria humbi një mocion mosbesimi, gjë që ishte e padëgjuar në 60 vjet, sepse e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme u bashkuan në një front anti-republikan dhe sepse partitë, të cilat deri vonë qeverisnin Francën, zgjodhën t’i ndihmonin ato.”

Në një fjalim drejtuar kombit, Makron tha se në ditët në vijim do të emërojë një Kryeministër të ri.

“Do t’i kërkoj atij të formojnë një qeveri në interes të përbashkët, duke përfaqësuar të gjitha partitë politike që mund të marrin pjesë në të, ose të paktën që pranojnë të mos e rrëzojnë atë.”

Kërkesat që po i vijnë nga të gjitha palët për të dhënë dorëheqjen, Makron i refuzon prerë.

“Mandati që më keni dhënë është për 5 vjet dhe unë do ta ushtroj atë deri në fund”.

Më herët, Macron u takua me aleatët dhe drejtuesit e Parlamentit pasi Kryeministri Barnie zyrtarizoi largimin. Pallati Elize tha se Macron i kishte kërkuar Barnie dhe qeverisë së tij të luanin rolin e një kabineti kujdestar derisa të formohej një qeveri e re.

Tv Klan