Pas orë të tëra përplasjesh mes qytetarëve dhe ushtrisë, protestuesit opozitarë mbështetës të presidentit të vetëshpallur, Huan Guaido, nuk arritën të përmbysnin pushtetin e presidentit Nikolas Maduro.
Kryeqyteti Karakas dhe disa qytete të mëdha u shndërruan në arenë përleshjesh mes dy kampeve. Fatmirësiht asnjë viktimë nuk u regjistrua. Rreth 70 persona mësohet se kanë mbetur të lënduar, disa prej tyre me plagë plumbash në trup. Pamjet e përplasjeve bënë xhiron e botës, ndërsa forcat ushtarake përdorën edhe makinat për të shtypur protestuesit.
Pas rezistencës në ditën e parë, presidenti Nikolas Maduro doli në një fjalim përpara popullit, ku tha se një grup i vogël protestuesisht dështuan në planin e tyre për grusht shteti.
Edhe Shtetet e Bashkuara mbështesin presidentin e vetëshpallur Guaido. Administrata amerikana njoftoi se Maduro ishte shumë pranë rënies dhe kishte përgatitur planin e arratisjes në Kubë.
Këtë të mërkurë priten përleshje të tjera edhe më të dhunshme.
Tv Klan