Devoll-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fitore. Një efektiv policie ka humbur jetën dhe tre kolegët e tij janë plagosur.  Punonjësit e policisë kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi  parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.

Mjeti tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë shtetasi Lorent Duli 27 vjeç, (me detyrë SPZ në njësinë administrative Miras) si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit. 

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit Duli, punonjësit i cili humbi jetën.

 Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al