Automjeti i dytë dërgohet për ekspertizë
Makina “Land Rover” që përdorën vrasësit e Gentjan Bejtjes për të shkuar dhe për t’u larguar nga vendngjarja, pasditen e 15 Marsit erdhi nga Tirana.
Ky përfundim i grupit hetimor ka dalë pas analizimit të pamjeve filmike para vrasjes së 43-vjeçarit në oborrin e banesës së tij.
Po nga kryeqyteti ka ardhur dhe makina tip Golf, në pronësi të të arrestuarit, Edison Haxhiu, me të cilën lëvizën 4 autorët pas djegies së Land Roverit në fshatin Hasan.
Ka të dhëna se shofer i makinës tip Golf të ketë qenë, Ilir Beqaraj megjithatë Policia dhe Prokuroria e Tiranës ende nuk kanë të dhëna konkrete për të vërtetuar këtë dyshim.
Për këtë arsye makina tip Volksëagen tashmë e sekuestruar nga policia e Tiranës është çuar për ekspertizë, pasi në brendësi të saj janë përftuar profile ADN-je, çka mund të çojë hetuesit tek vrasësit.
Sakaq sa i takon numrit të armëve të zjarrit të përdorura për vrasjen e Gentjan Bejtjes, ekspertiza ka dalë në përfundimin se autorët kanë përdorur 3 kallashnikovë.
Tv Klan