Tiranë – Një automjet është përfshirë nga flakët, në zonën e “Ali Demit”. Zjarri ka rënë në mjetin me targë AA849GP në pronësi të shtetasit Sh.M.

Mjeti ka qenë në një pikë servisi për shërbim dhe pronari i mjetit nuk ka pretendime për zjarrin e rënë në mjet, njofton policia.

Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale.

/tvklan.al