Një 40 vjeçar ka humbur jetën këtë të Martë në Durrës. Sipas policisë, ai është përplasur nga një makinë teksa udhëtonte me biçikletë. Forcat policore vijojnë punën për gjetjen e shoferit.

“Rreth orës 17:30, në lagjen 15 Durrës, një automjet ende i pa identifikuar, ka përplasur biçiklistin shtetasin P. N., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. N. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vëndi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thotë Policia.

/tvklan.al