Mali i Zi ka vendosur të ndalojë qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve në dy dogana që lidhen me Shqipërinë, në kuadër të masave për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora 21:00 e datës, 13.03.2020) deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet në Pikat e Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh.

Kurse në doganën e Hani i Hotit do të vazhdojë qarkullimi, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë. /tvklan.al