Si Manchester United ashtu edhe West Ham United janë të interesuar për Noussair Mazraoui të Bayern Munich, sipas ekspertit gjerman të merkatos Florian Plettenberg.

Mbrojtësi 26-vjeçar është “i etur” për një lëvizje në Premier League dhe do të lejohet të largohet nga bavarezët për çmimin e duhur.

Sipas raportit, Bayern në mënyrë ideale do të dëshironte të merrte 30 milionë euro për lojtarin maroken, por tregu aktual thjesht nuk do të ofronte një çmim të tillë.

Ata do të kërkojnë 20-25 milionë euro, por Mazraoui mund të largohet edhe për më pak, rreth 15 deri 20 milionë euro.

Raportohet se tashmë janë zhvilluar bisedimet e para konkrete mes përfaqësuesve të mbrojtësit dhe të skuadrave të interesuara.

Mazraoui luajti vetëm 19 ndeshje të Bundesligës sezonin e kaluar për Bayernin, kryesisht për shkak të lëndimeve.

Një produkt i akademisë së të rinjve të Ajax-it, Mazraoui u largua nga Holanda për në Bayern në korrik 2022 si një transferim i lirë.

Në total, mbrojtësi ka luajtur 38 ndeshje për Bayernin, duke shënuar një herë dhe duke asistuar në shtatë raste.

Kryesisht për shkak të dëmtimit, mbrojtësi kurrë nuk e ka çimentuar veten si lojtar i rregullt në Gjermani. Për këtë arsye një lëvizje në Angli shihet si një opsion i mundshëm.

/tvklan.al