Sir Alex Ferguson nuk do të jetë më ambasador i klubit të Manchester United. Bordi drejtues ka vendosur të ndërpresë kontratën me ish-trajnerin legjendar të “djajve”.
Ferguson u largua nga drejtimi i United në vitin 2013, aty ku ishte trajneri më i suksesshëm në histori të klubit, me plot 38 trofe të fituara.
Klubi i ka komunikuar vendimin 82-vjeçarit, për t’i dhënë se pas përfundimit të këtij sezoni, nuk do të ketë më pagë, pasi paguhej rreth 2 milionë euro në sezon.
Kontrata mes palëve do të mbyllet, por Ferguson-it do i lejohet të jetë i pranishëm në stadium, për ndeshjet e Manchester United. /tvklan.al