Me verifikimin e dosjeve të 11 anëtarëve të vetë, komisioni për lustrim në Maqedoni brenda 1 jave pritet të filloj punën, thotë në një intervistë ekskluzive për TV Klan, Agim Mehmeti, kryetari i këtij komisioni, ai thotë se me lustrimin e dosjeve të anëtarëve të vet, komisioni do të fitoj kredibilitetin moral për të lustruar dosjet e personave të tjerë që dyshohen se kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete shtetërore.
Agim Mehmeti: “Procesi i lustrimit është normale dhe është morale të filloj nga vetvetja. Sa për të qenë të gjithë rehat dhe opinionin po dhe ne anëtarët e komisionit po edhe ligji kështu e parashtroj, se punën e parë që lustrimin e parë që do ta bëj komisioni do të thotë do ta lustrojë vetveten”.
Mehmeti vlerëson se mënyra më e mirë për tejkalimin e këtij procesi tek shqiptarët në Ballkan do të ishte falja e gabimeve të së kaluarës dhe kthimi i ka e ardhmja, por thekson se me vonesën vjeçare të këtij procesi në Maqedoni, Kosovë dhe në Shqipëri shtohen gjasat që disa persona që kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete t’i shpëtojnë këtij procesi.
Agim Mehmeti: “Ndoshta do të duheshe shqiptarët të gjithë njëri-tjetrit t’ia falin të kaluarën dhe të kthehen nga e ardhmja, mirë po ne jemi ballkanas edhe te ne si duket vetëm zoti fal, ne nuk jemi në gjendje t’ia falim njëri-tjetrit”.
Supozohet se në Maqedoni duhet të lustrohen rreth 20 mijë persona që kryejnë detyra publike. Emrat e personave për të cilët do të konstatohet se kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të të shpallur në gazetë zyrtare dhe ata në të ardhmen të kenë të drejtë të kryejnë funksione publike.
Nga Shkupi për TV Klan Isen Saliu./tvklan.al