Kundërshtimi i partive maqedonase ndaj përdorimit zyrtar të Gjuhës Shqipe mundet të shndërrohet në pengesë kryesore që Maqedonia në muajin Tetor të fitojë raport pozitiv nga ana e KE-së.
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olli Rehn, gjatë qëndrimit të fundit në Shkup përmendi miratimin e 15 ligjeve në afat kohor prej dy muajve. Sikush që në raportin e ardhshëm KE të propozojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE.
Mirëpo partitë opozitare shqiptare përkrahin për miratimin e këtyre ligjeve, e kushtëzojnë më zyrtarizmin e Gjuhës Shqipe në të gjitha nivelet.
Imer Aliu: “PDSH ka përgatitur ligjin për përdorim zyrtar të Gjuhës Shqipe në Republikën e Maqedonisë, konform … 5 të kushtetutës, inkorporuar në nenin 7, i cili thotë se gjuhë tjetër të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është gjithashtu gjuhë zyrtare dhe shumë shpejt ne do ta dorëzojmë në procedurë parlamentare.”
“Amendamente të cilat kanë të bëjnë me precizimin e rregullimit të përdorimit zyrtar të Gjuhës Shqipe në Kuvend, u bënë pjesë e debatit dhe jo vetëm debatit parlamentar, por edhe pjesë e debatit të takimit të liderëve dhe nga ky takim rezultoi që kërkesa e demokracisë së re pra të rezultojë me krijimin e një grupi pune, i cili grupe pune do të bëjë sqarimin e kushtetutës, respektivisht marrëveshjes së Ohrit dhe kushtetutës së amendamentit 5 në lidhje me përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe Gjuhës Shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”.
Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e BDI-së si parti shqiptare në pushtet, paralajmërojnë mundësinë për përkrahjen e kërkesave të opozitës shqiptare lidhur me përdorimin e Gjuhës Shqipe.
Mirëpo mundësinë për zyrtarizmin e plotë të Gjuhës Shqipe e kundërshtojnë partitë maqedonase në pushtet që posedojnë mbi gjysmën e deputetëve në parlamentin e Maqedonisë.
Paritë maqedonase vlerësojnë se përdorimi i gjuhës shqipe është i rregulluar në mënyrë të mjaftueshme me dispozitat aktuale ligjore edhe pse aktualisht gjuha shqipe në Maqedoni përdoret në forma të kufizuara, madje edhe qesharake.
Për shembull gjuha shqipe që mund të përdoret nga ana e deputetëve shqiptar në parlament, por jo edhe nga ana e ministrave.
Në rast se një deputet shqiptar parashtron pyetjen në gjuhën shqipe, ministri shqiptar është e detyruar të përgjigjet në gjuhën maqedonase.
Përdorimi i tillë i kufizuar i gjuhës shqipe është në kundërshtim edhe me amendamentin numër 5 të marrëveshjes së Ohrit, ku thuhet se gjuha shqipe është gjuha e dytë zyrtare në Maqedoni.
Nga Shkupi për Tv Klan Isen Saliu./tvklan.al
Gazetar: Isen Saliu