Përkrahja e madhe që gëzonte qarqet politike nacionaliste maqedonase është bërë pengesa kryesore për shkarkimin e kryeredaktorit të Enciklopedisë së Akademisë Maqedonase, Blaze Ristovski, dhe tërheqjen e plotë të botimit të parë të kësaj enciklopedie.
Lajmërimi tillë vjen nga akademiku shqiptar, Ali Aliu, pasi sot nuk është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Akademisë në të cilën duhet të shkarkohej Ristovski dhe të formohej redaksia e re.
Akademiku Aliu thotë se nëse Ristovski nuk shkarkohet deri në fund të javës së ardhshme atëherë do të tërhiqet përfundimisht nga akademia maqedonase.
Ali Aliu: “Nëse nuk ndodh kjo që redaksia e kësaj enciklopedie nuk shkarkohet dhe të bëhet krejtësisht një enciklopedie e re mendoj që nuk e kanë vendin në atë akademi.”
Ai vlerëson se për shkencëtar shqiptar nga Maqedonia më i volitshëm është angazhimi në akademitë ekzistuese shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë sesa formimi i një akademie të veçantë shqiptare në Maqedoni.
Ali Aliu: “Të mos flasim tani për mundësitë e resursin shkencor e intelektual të shqiptarëve në Maqedoni është çështje tjetër, por edhe si procedurë është shumë e vështirë.”
Akademia maqedonase sot duhet të vazhdojë mbledhjen e Kuvendit për të shkarkuar kryeredaktorin Ristovski, mirëpo mbledhja sërish është anuluar.
Nga burime pranë akademisë marrim vesh se akademikët maqedonas kërkojnë që të formohet redaksia e re, po u shkarkua redaksia e vjetër.
Mirëpo një variant të tillë e kanë refuzuar akademikët shqiptar dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Shkup. Nga Shkupi për Tv Klan Isen Saliu./tvklan.al