Banorët e Kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit, e kanë hequr baltën nga shtëpitë e tyre, derisa pastrimet e zonave të goditura nga vërshimet e fundit po vazhdojnë edhe pas 12 ditësh.

Vullnetarët dhe ushtarët kanë punuar së bashku që të pastrojnë rrugët që kanë mbetur të pakalueshme, citon REL.

22 persona janë vrarë gjatë këtyre vërshimeve që goditën disa zona të Shkupit dhe fshatrave përreth, më 6 Gusht. Vërshimet kanë dëmtuar rëndë shtëpitë dhe infrastrukturën./tvklan.al