U deshën 4 vite që Mariah Carey të vendoste të rikthehej me albumin e saj të ri.
I titulluar “Caution”, albumi u parapri nga këngët “GTFO”, “With You” dhe “The Distance”, të cilat e çuan emrin e yllit të pop-it në renditjen e hiteve ndërkombëtare.
Videoklipet e këngëve të fundit të 48-vjeccares e kanë sjellë atë shumë joshëse para publikut, duke treguar format pavarësisht moshës.
Deri më tani, ylli i popit ka shitur 200 milionë albume gjatë karrierës së saj dhe ka fituar 5 “Grammy Awards”.
Për të promovuar albumin e ri, Carey ka paralajmëruar “Caution World Tour”, një turne botëror për vitin e ardhshëm.
Tv Klan