Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias është optimist se Shqipëria dhe Greqia do ta nënshkruajnë shumë shpejtë marrëveshjen për kufirin detar mes dy vendeve. Në një intervistë për televizionin grek Skai, Kocias përcakton si afat maksimal muajin Qershor.
“Ne kemi një debat për Zonat Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë. Ekipet tona janë takuar sërish sot. Shpresoj që marrëveshja të arrihet deri në fund ta Majit ose më vonë në fillim të Qershorit”.
Mediat greke shkruajnë se negociatat nisën të hënën dhe u zhvilluan në një klimë konstruktive.
Firma mbi marrëveshjen pritet të vihet nga Kryeministrat Rama e Tsipras, në Tiranë.
Kotzias tha se pas përfundimit të tyre, Greqia do të nisë negociatat me Italinë. Edhe pse ka një marrëveshje që nga viti 1977, disa prej zonave detare midis të dy vendeve nuk janë delimituar ende.
Tv Klan