Juventusi ende punon që të përforcohet me futbollistë të Milanit. Synimi i “Zonjës së Vjetër” është që të sjellë emra të rinj në mbrojte dhe objektiv është Fikajo Tomori. Sportmediaset raporton se drejtuesit e klubit kuqezi janë gati që ta lënë futbollistin të lirë.
Juventusi e ka gati ofertën për “Djallin”. Kërkon që Tomorin ta huazojë me të drejtë blerjeje. Për kartonin e anglezit ka gati 25 mln euro, shto këtu edhe bonuset. Shifër që kërkojnë edhe drejtuesit kuqezi, të cilët e lënë të lirë 27-vjeçarin për rreth 30 mln euro.
Të ardhurat do ta ndihmon trajnerin Konceiçao që të bënte përforcime të reja në ekip. Por gjithçka varet nga mbrojtësi 27-vjeçar, i cili në Milano ndihet mirë. Ai ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.
Ai u bë pjesë e ‘Djallit’ në vitin 2021. Në këtë sezon, është aktivizuar me kuqezinjtë në 20 takime në të gjitha takimet, e nga këto 12 në Serie A.
Klan News