Parlamenti i Maqedonisë ratifikoi për herë të dytë marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës për emrin e ri të vendit.
Pro marrëveshjes votuan 69 deputetë të shumicës, ndërsa opozita braktisi votimin. Kryeministri Zaev i bëri thirrje Presidentit Ivanov të dekretojë të marrëveshjen.
Kushtetuta e detyron kreun e shtetit që me ratifikimin e dytë ta dekretojë marrëveshjen. Ivanov refuzoi ta dekretojë marrëveshjen pas votimit të parë më 20 Qershor.
Tv Klan