Maqedonia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë në trajnimin e administratës publike me qëllim të ngritjes së nivelit për pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare.

Me marrëveshjen që Shkupi nënshkruan drejtori i agjencisë për nëpunës shtetëror të Maqedonisë, Aleksandër Geshtakovski dhe drejtoresha e zyrës për administrim publik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Blerta Selenica, parashihet që Maqedonia t’ia përcjellë përvojat e veta Shqipërisë në pjesën e aplikimit për në Bashkimin Evropian.

Me këtë dokument formal ne legalizojmë mënyrën e bashkëpunimit të ardhshëm në të gjitha sferat për ndërtimin e shërbimit profesional dhe trajnim të nëpunësve shtetërorë.

Blerta Selenica: “Jam shumë e kënaqur sot që më në fund e kemi dhe të formalizuar këtë bashkëpunim dhe kjo do çojë në intensifikimin më tutje të marrëdhënieve tona, kryesisht në fushën e trajnimeve dhe në fushën e rekrutimit të nëpunësve civilë”.

Dy drejtorët thanë se këmbimi i përvojave nga shërbimet shtetërore do të rrisë edhe bashkëpunimin për pjesëmarrje në organizata të caktuara ndërkombëtare në të cilat do të aplikohet për tërheqjen e mjeteve financiare. Nga Shkupi për TV Klan, Isen Saliu./tvklan.al

Gazetar: Isen Saliu