Ishujt spanjollë janë destinacioni më i preferuar i shumë udhëtarëve të huaj por këtë vit pushimet nuk do të jenë njësoj si vitet e tjera.
Autoritet në ishujt Balearik të Spanjës kanë marrë masa më të ashpra për të frenuar festat e shfrenuara dhe një nga këto masa ka të bëjë me konsumimin e alkoolit.
Turistë e huaj të cilët kapen duke pirë jashtë zonave të autorizuara do të gjobiten ndërmjet 500-1500 euro dhe kjo masë do të zbatohet për pikat e njohura turistike, duke përfshirë Playa de Palma, Magaluf në Majorca dhe Sant Antoni në Ibiza.
Kjo masë është pjesë e një dekreti të vitit 2020 që përpiqet t’i japë zgjidhje turizmit masiv. Sipas këtij dekreti ndalohen dyqanet të shesin alkool ndërmjet orës 21:30 dhe 08:00 të mëngjesit.
Kjo nismë e autoriteteve u mor për shkak të sjelljeve të pakëndshme të turistëve, një pjesë e mirë e tyre që konsumonin alkool. Sipas mediave kjo kishte ndikuar në dëmtimin e imazhit të këtyre destinacioneve dhe kishin shkaktuar shqetësim të thellë tek pjesa tjetër e qytetarëve spanjollë.
Në kohën e prezantimit të ligjit të vitit 2020, autoritet bënë të ditur se Spanja ishte e para në Evropë që kufizon shitjen e alkoolit në zona të caktuara turistike. Megjithatë, masat nuk janë pritur mirë nga pronarët e bizneseve.
Klan News