Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një azil në veri-lindje të Spanjës.

Autoritetet spanjolle thonë se zjarri shpërtheu në qytetin e Villafranca de Ebro në orët e para të mëngjesit.

82 persona jetonin në azil në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë. Dëshmitarët thonë se ka pak dëme nga zjarri në ndërtesën njëkatëshe dhe shumica e të moshuarve ndërruan jetë për shkak të asfiksisë. Shkaku i zjarrit nuk dihet dhe po hetohet.

Qendra u hap 16 vjet më parë, por që atëherë është specializuar në kujdesin për të moshuarit me demencë dhe probleme të shëndetit mendor.

Kryeministri Pedro Sánchez shprehu gjithashtu tronditjen e tij për ngjarjen.

Klan News