Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi të moshuarish pranë Zaragozas në veri-lindje të Spanjës.
Zjarri shpërtheu në qytetin e Villafranca de Ebro të premten në mëngjes, ndërsa zyrtarët lokalë konfirmuan se më shumë se 80 persona ishin në shtëpinë e të moshuarve në atë kohë.
Shërbimet e urgjencës u alarmuan rreth orës 05:00 të kësaj të premteje dhe zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Sipas kryebashkiakut lokal, 10 persona ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 2 të tjerë janë dërguar në spital, ku njëri prej tyre paraqitet në gjendje kritike për jetën./tvklan.al