Lajme Arkiva 2004
Masakër brenda familjes. Pelivan Hysenaj 39 vjeç ka vrarë me thikë sipër varrit të babait të tij gruan, djalin e tyre si dhe vëllain e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshati Sfirë të rrethit të Fierit.
Pelivan Hysenaj i sapo kthyer nga emigracioni në Itali është nisur nga Elbasani ku banonte së bashku me gruan dhe djalin e tyre 13 vjeçar për në fshati e tij të lindjes Firë të Fierit, te varri i babait të tij.
Por sapo kanë shkuar te varrezat pasi k shmangur djalin, Pelivani ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij Fatbardha Hysenaj 38 vjeçe. Më pas e ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën kufomës.
Tepër gjakftohtë vrasësi më pas i është afruar djalit të tij 13 vjeçar Margys Hysenaj duke e therur edhe atë. Pas krimit autori është nisur te shtëpia e vëllait Gëzim Hysenajt, që banonte në qytezën e Ballshit, por pasi nuk e ka gjetur në shtëpi, është kthyer sërish në drejtim të fshatit të tyre të lindjes.
Sapo e ka takuar i ka thënë se duhet të shkojmë në polici për të treguar se në afërsi të varrezave të Sfirit është gjendur kufoma e një fëmije.
Kanë shkuar në polici ku kanë treguar për kufomën dhe janë nisur për në varreza të ndjekur edhe nga makina e policisë, por në një moment Pelivani ka qëlluar disa herë me thikë edhe ndaj vëllait, duke e lënë të vdekur edhe atë në vend.
Edhe pse policët kanë tentuar të ndërhyjnë për të shmangur krimin. Më pas autori është arrestuar nga policia.
“Ku e di unë se për çfarë arsye i pruri për të vrarë këtu, se atij i vdiq e ëma, ka vitin që i vdiq dhe s’erdhi në varrimin e nënës”./tvklan.al