4 efektivë policie në Drejtorinë e Shkodrës janë arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pas dyshimeve se kanë shpërdoruar detyrën.

Ata dyshohet se nuk kanë shoqëruar apo identifikuar personat në vendngjarje, lidhur me ngjarjen e 30 Tetorit, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati si dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha.

Efektivët e vënë në pranga janë pjesë e sektorit “Shqiponja”. Hetimet e AMP ndaj tyre nisën pas kësaj videoje, ku shfaqet një person i tretë i gjakosur, i cili dyshohet se ndodhej në makinë me viktimat.

Ky person ishte në vendngjarje derisa mbërritën efektivët e parë siç duket dhe në këtë foto, por asnjë prej punonjësve të policisë nuk e ka ndaluar atë.

Afro 2 javë nga kjo ngjarje, policia dhe prokuroria ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht nëse e kanë identifikuar atë, apo nëse ai ka qenë në makinë me Hamza Licin e Arlind Bushatin.

Klan News