Vetëm në muajin Shtator kanë humbur jetën 22 persona
Aksidentet rrugore përgjakin rrugët e vendit nga Jugu në Veri. Vetëm në muajin Shtator, 24 persona kanë humbur jetën, shifër kjo që ka ardhur në rritje, pasi Shtatorin e kaluar janë 4 viktima më pak.
Sipas të dhënave të INSTAT, edhe numri i aksidenteve për muajin Shtator është rritur me 13,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sa i përket 9-mujorit të këtij vitit, numri i viktimave është 138, nga 157 persona që humbën jetën në aksidente rrugore gjatë 9-mujorit të vitit 2019.
Ndërsa numri total i aksidenteve nga Janari në Shtator është 903, pavarësisht se për 3 muaj qarkullimi i automjeteve pothuajse u ndalua totalisht për shkak të karantinës nga pandemia e Covid-19.
Qytetet që kanë numrin më të lartë të viktimave nga aksidentet rrugore kryesohen nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lezha dhe Shkodra. Madje në fshatin Hot të Shkodrës një grup të rinjsh pak kohë më parë zhvilluan edhe një protestë pasi sipas tyre aksidentet shkaktohen nga mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimi rrugor.
Klan Plus