Dëshmi tronditëse dalin në dritë nga masakra e ndodhur në fshatin Progër të Devollit, aty ku dy gra u vranë barbarisht me sende të forta nga bashkëfshatari i tyre Ali Zili, 36 vjeç.

Banorët e fshatit për gazetaren Daniela Zisi thonë se 36-vjeçari ishte problematik, e se kishte pasur sjellje të shumta kriminale në të shkuarën.

“Fshatar e kemi, si se njohim. I dhunshëm, me precedentë, me të tëra. Atë fshati ta varë aty ku duhet varë. Ai se ka herën e parë, e ka herën e 100. Policia  e Devollit e merr e lëshon”.

Fatmira Bami, rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj Bukurie Bami, rreth 80 vjeçe u gjetën të dhunuara për vdekje rreth orës 15:15 të kësaj të diele nga kryeplaku i fshatit. Ato dyshohet se u vranë nga Zili, që shkoi për t’i grabitur, gjatë natës./tvklan.al