“Më kishin lekë borxh, kam qenë i dehur. Vajta t’i kërkoja lekët, ato më thanë që nuk t’i japim. S’mbaj mend, s’e kisha pirë alkool”.

Kështu mësohet se u shpreh para Gjykatës Ali Zili, 36-vjeçari i cili masakroi për vdekje nuse e vjehrrë në fshatin Proger të Devollit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes, por u zbulua të shtunën.

Zili i mori jetën dy grave, Bukurie dhe Fatmira Bami, nuse dhe vjehrrë 60 dhe 80 vjeçe, duke i masakruar me sende të forta, pasi shkoi për t’i grabitur.

Gjykata e la 36-vjeçarin në burg pa afat. Ndërsa avokati i tij mësohet se kërkoi ekspertim psikik për klientin e tij. /tvklan.al