Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka ndarë këtë të martë dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024.

Në një postim të rrjetet sociale, ministrja ka bërë publike datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.

Kështu, provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet më datë 3 Qershor, Gjuha Shqipe dhe Letërsia më datë 10 Qershor, Matematika më datë 18 Qershor, Provimi me zgjedhje24 Qershor, Provimi Teori profesionale e integruar për Maturën Shtetërore Profesionale, më 24 Qershor.

Manastirliu njofton po ashtu se për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin Janar 2024./tvklan.al