Mazhoranca ka rrëzuar sërish një tjetër interpelancë të kërkuar nga Partia Demokratike me Kryeministrin Edi Rama.
Në emër të opozitës, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi akuzoi Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për shkelje të rregullores dhe Kushtetutës, duke e paralajmëruar se po shpërdoron detyrën.
Sipas Bardhit kjo sjellje anti-kushtetuese e kryeparlamentares është shtrirë edhe tek qeveria, ku disa prej ministrave refuzojnë të kthejnë përgjigje lidhur me kërkesat për informacion që opozita ka dërguar prej disa muajsh ndaj disa prej anëtarëve të kabinetit.
Tv Klan