Zonja Ariana ka nën mbikëqyrje plot 10 qen, 4 prej të cilëve i mban në apartamentin ku jeton. Sot në një intervistë për “Aldo Morning Show” në Tv Klan ajo tregon se si është jetesa me ta. Ariana rrëfen se ka një dhomë të posaçme për 4 qentë e saj dhe se prej 13 vitesh nuk ka pasur asnjë konflikt me komshinjtë prej tyre. Por, nuk përjashton ndonjë debat me djalin e saj për shkak se ai jeton me të. Megjithatë dashuria dhe përkujdesi i saj ndaj këtyre kafshëve besnike është tejet i palëkundshëm.


Ariana: 6 të tjerët janë me pagesë. Jetoj në një apartament 68 m2, një dhomë ua kam përkushtuar atyre së fundmi. Një është i imi personal, është 11 vjeç, Fjori. Është një shartim mes Goldenit dhe i them më të bukurit të fshatit sepse nënën e ka pasur Golden dhe të atin e ka pasur nga qentë endacakë të fshatit, ja kam marrë një shoqes. Pjesa tjetër janë qenë të abandonuar në rrugë nga njerëz të tjerë që është një fenomen i përhapur tek ne.

-Sa kohë u bë?

Ariana: Në fakt unë kam një vit që merrem me këtë kauzë.

-Ça ndodhi me ty?

Ariana: Situata në Shqipëri, sidomos në Tiranë është e rëndë. Qentë e mi, qenushët që kam në shtëpi janë qenë rrace, dy janë gjuetie të cilët njerëzit e papërgjegjshëm i kanë përdorur fillimisht për t’u riprodhuar se janë femra dhe më pas i kanë hedhur.

-Sa gjynah!

Ariana: Njërin nga ato e ka gjetur një vajzë në Tepelenë, në rrugë. Më njihte ajo, janë vullnetare që merren me këto. Dy prej tyre janë birësuar në Austri, ka shumë njerëz të mirë andej që i duan. Kurse tjetrin, një të vogël fare që e kam marrë para 6 muajsh.

-Krijojnë konflikte qentë në pallat?

Ariana: Unë kam 13 vjet që mbaj qen në shtëpi, për sa vite jetoj në atë pallat s’kam pasur kurrë probleme. Se mbase i kam të qetë se 4 janë shumë për aq metra katrorë. I nxjerr jashtë…

-Me kë jeton?

Ariana: Jetoj me djalin, vajzën e kam jashtë prej shumë vitesh. Sigurisht që kam probleme dhe me ata. Kur i merr nga rruga, merr dhe rrezikun që ata mund të kenë ndonjë sëmundje pavarësisht se ti para se t’i marrësh i bën një check-up në klinikat veterinare. Ka pasur raste që kam futur në shtëpi dhe të sëmurë që s’duhen futur.

-S’u ke thënë gjë?

Ariana: Sigurisht që jo! Dhe po kur sheh që rasti është shumë i rëndë, thua ndoshta Zoti nuk ma ka caktuar mua këtë gjë. Shyqyr Zotit deri tani asgjë nuk ka ndodhur. Të jemi realistë rrinë 24 orë në shtëpi, edhe do fekodonojnë, urinojnë, erërat, qimet nuk na ndahen. Kemi 13 vjet domëthënë. Djalit ka pasur rast që i kam thënë po s’të pëlqeu mund të marrësh një shtëpi me qira dhe të ikësh. Mund të dukem edhe kshu si shumë çuditshëm, por në momentin që i merr ata e ke ndarë mendjen që do i shkosh kësaj historie deri në fund. Dy prej tyre do t’i jap për adoptim jashtë, por derisa të vijë ajo kohë ata do jenë me mua, me të mirat dhe të këqijat e tyre./tvklan.al