Një person i armatosur është arrestuar nga policia në Vorë. Në pranga ka rënë 30-vjeçari me iniciale E.H., i cili u kap gjatë operacionit të koduar “Mesnata”. Uniformat blu kishin marrë informacion se personi në fjalë qarkullonte me armë.
Gjatë kontrollit në makinën e tij tip Audi, brenda çantës personale të dorës iu gjet një pistoletë me 7 fishekë. 30-vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal.
Ai ka qenë i dënuar me 6 vite burgim për trafik droge pasi u ekstradua nga Kroacia për këtë vepër penale, si dhe është proceduar penalisht për plagosje të rëndë me dashje. /tvklan.al