Kylian Mbappe nuk ndalet! Edhe pse theu hundën gjatë ndeshjes Francë-Austri, ai është mëse gati për përballjen e radhës, këtë herë me maskë në fytyrë. Ylli i futbollit është paraqitur me “gjelat e stampuar në fytyrë” gjatë stërvitjes për ndeshjen e së Premtes me Hollandën.






Kështu janë shuar të gjitha dyshimet se 25 vjeçari nuk do vijonte me debutimin e tij në Euro 2024.
Federata e Futbollit në Francë ka bërë me dije se Mbappe nuk iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa është realizuar për të maska me dizajn të veçantë.
/tvklan.al