Futbollisti i Austrisë Kevin Danso i uron rikuperim sa më të shpejtë francezit Kylian Mbappe. Kjo pasi ky i fundit theu hundën te shpatulla e mbrojtësit në ndeshjen e djeshme, ku “gjelat” fituan me një autogol.
“Uroj të rikuperohet dhe shpresoj që shumë shpejt ai të kthehet në fushë”, ka thënë Danso në platformën “X”.
Tifozëve francezë, u është drejtuar kështu: Më vjen keq që Mbappe u lëndua gjatë duelit tonë!
Megjithatë 25 vjeçari francez nuk ka hezituar të marrë sugjerime nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale për mënyrën si duhet të shfaqet në fushë në këtë Euro 2024. Pritet që Mbappe të vërë një maskë në fytyrë dhe të japë më të mirën e tij përballë Hollandës të Premten.
Megjithatë ky moment i vështirë për sulmuesin, u pasua me një “lumë memesh”.
/tvklan.al