Dy aeroplanë transportues kanë sjellë nga Kanadaja pjesën më të madhe materiale për qendrat e votimit, përfshirë dhomat e fshehta. Janë 11 mijë kuti votimi me material transparent të cilat do të shperndahen nga dy copë në çdo qendër votimi. Ndërsa në Tiranë do të vendosen nga katër kuti në çdo qendër votimi pasi votohet për kryetarin e bashkisë, kryetarin e njësisë administrative, këshillin bashkiak dhe këshillin e njësisë adiministrative.
Kostoja e këtyre materialeve arrin deri në 300 mijë dollarë me financimet e asaj shqiptare dhe amerikane. Në lidhje me këtë proces, sekretari i KQZ-së Sokol Shazi, u shpreh:
“Janë ambiente të fshehta të votimit. Nuk them kot ambiente të fshehta sepse shmangemi, është një ambient ku njeriu duket, por vetëm dora jo fleta e votimit. Janë pajisje kancelarie të cilat i kemi blerë ne me paratë e qeverisë shqiptare ku dhe pjesa më e madhe financohet me paratë e qeverisë shqiptare. Janë materiale që i duhen të gjitha qendrave të votimeve.”/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame