Astrit Berati: “Ne do të fillojmë menjëherë nga puna sepse është një rrugë shumë kryesore lidh zonën elitare turistike të Golemit.”
Një vit mbas kësaj deklarate e shefit të Urbanistikës në komunën e Golemit, investimi i vetëm në rrugën që të çon drejt plazhit është mbushja e gropave me inerte. Punimet për ndërtimin e saj shtyhen prej më shumë se 1 viti për arsye nga më të ndryshmet.
Astrit Berati: “Është menduar në planin e ri rregullues që kjo rrugë të devijohet më sipër rreth 200 metra më sipër, buzë kanalit të kullimit të ujërave.”
Agron Agalliu: “Këto rrugë kanë projekte me sasi të mëdha lekësh. Fondi i buxhetit të komunës është, normal që është i vogël, do rreth 50 milion lekë të reja, ndërkohë që vetëm kjo projekti i kësaj rrugës këtu bën 50 milion lekë të reja, bën 44 milion lekë të reja.”
Astrit Berati: “Shtyrja e fillimit të punimeve është bërë për arsye të disa shtyllave elektrike që ndodhen aty. Janë të tensionit të lartë dhe që kërkojnë impenjim të disa palëve për spostimin e tyre.”
Pavarësisht kundërthënieve në kohë, drejtuesit lokalë mbeten sërish optimist për përfundimin e 1. 7 kilometrave rrugë përpara fillimit të sezonit turistik.
Astrit Berati: “Firma fituese … ka marrë kontaktet me ne është parë në vend nga palët rruga dhe mendohet që do të fillojë ditën e hënë. Zotimi i tyre është që ta mbyllim brenda muajit Maj, ndërsa afatet e ndërtimit janë pak më të gjata.”
Por kur na ndan më pak se një muaj nga çelja e sezonit turistik gjasat për të përfunduar në kohë rekord atë që po zvarritet prej dy vitesh duken të pakta. Mungesa e seriozitetit dhe paaftësia e autoriteteve lokale rrezikon ta kthejë një prej zonave elitare të turizmit shqiptar, në makthin pa fund të pushuesve që do të zgjedhin edhe këtë vit plazhin e Golemit./tvklan.al