Lajme Arkiva 2004
Këshilli i qarkut Elbasan është konsistuar sot në një mbledhje ku këshilltarët janë përplasur dhunshëm me njëri tjetrin.
Objekt sherri është bërë procesi i votimit për të zgjedhur kreun e këtij këshilli. Pas këtij incidenti kryetari i Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi, ka ftuar këshilltarët e djathë të braktisin ndeshjen.
Ndërsa Ministri i Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit e komenton ndryshe incidentin.
Ben Blushi: Unë preferoj ta konsideroj të tejkaluar dhe të mbyllur atë incidentin që ndodhi. Megjithatë ishte një gjë e papëlqyeshme që do të preferoja të mos kishte ndodhur natyrisht, ja që ndodhi. Kishte nervozitet të pajustifikueshëm nga disa tifozë që kishte marrë opozita me vete që provokuan disa këshilltarë socialistë, megjithatë unë shpresoj që kjo situatë të mos reflektojë në mbarëvajtjen e kësaj mbledhje të parë konstatuese të qarkut të Elbasanit.
Mbledhja është rihapur dhe gjatë procesit të votimit kanë marrë pjesë 63 këshilltarë. Kryetar i këshillit të qarkut është zgjedhur socialisti Medi Pepa./tvklan.al